Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një printer 3D po e çon ndërtimin e shtëpive në një nivel të ri.
Printeri i madh që peshon më shumë se 12 ton po krijon atë që besohet të jetë shtëpia e parë dykatëshe e printuar në 3D në SHBA.
Makina kumbon vazhdimisht ndërsa nxjerr shtresa betoni për të ndërtuar shtëpinë 371 metra katrorë në Houston.
Ndërtimi do të marrë gjithsej 330 orë printim, tha arkitektja Leslie Lok, bashkëthemeluese e studios së dizajnit “Hannah” dhe projektuesja e shtëpisë.
“Në të vërtetë mund të gjeni shumë ndërtesa të printuara 3D në shumë shtete”, tha Lok.
“Një nga gjërat në lidhje me printimin e një kati të dytë është që ju duhet, e dini, makineri dhe sigurisht, ka sfida të tjera: strukturore dhe logjistike kur printojmë një ndërtesë të katit të dytë”.
Shtëpia me tre dhoma gjumi me kornizë druri është gati në gjysmë të rrugës për të përfunduar dhe po i shitet një familjeje, e cila dëshiron të mbetet anonime.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)