play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Një e infektuar, Belgjika tërheq ekipin e Triatlonit, zhurmë e madhe në Paris

today05/08/2024

Background
share close

Ekipi i përzier i stafetës së  triatlonit të Belgjikës është tërhequr nga gara e së hënës. Ky vendim ka ardhur  pasi një nga notaret  është infektuar në lumin Seine.

Më saktësisht, delegacioni belg dyshon për Esheria Koli. Bakteret e marra rrezikojnë shëndetin e sportistëve, diçka që është e papranueshme në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Claire Michel, garoi të mërkurën në triatlon për femra, duke përfunduar në vendin e 38-të. Ekipi i njohur belg sqaroi se Michel u dërgua në një klinikë në fshatin Olimpik në Paris të dielën për trajtim mjekësor, për t’u ribashkuar më pas me grupin disa orë më vonë.

Ekipi nuk tha nëse Michel u sëmur për shkak të ndotjes në Seine, vendi ku u mbajt gara e notit 1500 metra të triatlonit. Por në ditën e garës, programi i meshkujve u shty pasi testimi i cilësisë së ujit tregoi se Seina ishte e pasigurt për not.

Thasthemet në mediat belge janë të shumta, por një zëdhënës i ekipit olimpik të Belgjikës nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me gjendjen e Michel të dielën.

Shqetësimet për cilësinë e ujit të Senës kanë turbulluar Lojërat Olimpike. Deri në fillimin e evenimentit, më shumë se 1.5 miliardë dollarë u shpenzuan për të siguruar gara normale në një lumë të pastër. Në triatlon ka triumfuar Gjermania, duke treguar edhe një herë forcën.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%