Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/06/2024
Kanë nisur sot zgjedhjet në Bashkimin Europian, ndërsa procesi i votimit do të zgjasë deri më 9 qershor. Janë rreth 373 milionë persona nga 27 vendet anëtare të BE-së do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 720 anëtarë të rinj në Parlamentin Europian, i vetmi institucion i zgjedhur drejtpërdrejt i BE-së.
Sipas parashikimeve, votimi, i mbajtur çdo pesë vjet, pritet të forcojë partitë e ekstremit të djathtë në mes të një rritjeje të pakënaqësisë për bllokun qendror kryesor, me implikime për çështje që variojnë nga ndryshimet klimatike dhe migrimi tek politika e jashtme dhe të drejtat sociale.
Si funksionojnë zgjedhjet evropiane?
Votuesit do të shprehin preferencën e tyre për partitë politike kombëtare në një mënyrë jo të ndryshme nga një votë kombëtare. Pasi të zgjidhen, shumica e politikanëve më pas i bashkohen grupeve politike transnacionale evropiane sipas orientimit dhe ideologjisë politike.
Dy grupet më të mëdha parlamentare evropiane kanë qenë historikisht Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) e qendrës së majtë. Liberalët, të përfaqësuar në grupin Reneë Europe (RE) dhe Të Gjelbrit kanë qenë gjithashtu vendimtarë në formimin e shumicës në trupin transnacional.
Votimi fillon në kohë të ndryshme në varësi të vendit. Holanda shkon në zgjedhje më 6 qershor, e ndjekur nga Irlanda dhe Republika Çeke një ditë më vonë. Italia, Letonia, Malta dhe Sllovakia fillojnë votimin më 8 qershor, ndërsa pjesa tjetër e vendeve anëtare të BE-së votojnë më 9 qershor. Rezultatet pritet të shpallen më vonë mbrëmjen e 9 qershorit.
Votuesit do të zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit Evropian dhe vendet ndahen sipas madhësisë së popullsisë së secilit vend, me Gjermaninë që ka më shumë 96 vende e ndjekur nga Franca me 81, Italia me 76 dhe Spanja me 61.
Kush parashikohet të fitojë?
Parashikimet sugjerojnë se blloqet kryesore në qendrën politike të Parlamentit Evropian – EPP dhe S&D – do të mbeten në krye, duke i dhënë Ursula von der Leyen një mandat tjetër si presidente e Komisionit Evropian.
Por “super koalicioni i tyre i madh”, i cili përfshin partitë liberale në grupin RE, ka të ngjarë të humbasë vendet për shkak të pakënaqësisë publike në Francë me partinë e Rilindjes së presidentit Emmanuel Macron. Në mënyrë të ngjashme, të Gjelbrit gjithashtu pritet të marrin një goditje.
Fituesit e mëdhenj pritet të jenë e djathta radikale. ECR dhe ID, të dominuara përkatësisht nga Vëllezërit e Italisë të Giorgia Melonit.
Grupimet e ekstremit të djathtë parashikohen gjithashtu të jenë formacionet më të mëdha politike në të paktën pesë vende. Grupi ID parashikohet të jetë i pari në Austri, Belgjikë, Francë dhe Holandë, ndërsa ECR kryeson në Itali.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)