Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/04/2024
Duhen më pak se dy muaj që nga hapja zyrtare e Kampionatit Europian 2024, por që tani kanë nisur parashikimet e ndeshjeve, bazuar në objektivat e skuadrave dhe grupet ku janë shortuar. I cilësuar si më i forti, grupi B ku bën pjesë edhe Shqipëria, tërheq vëmendjen me sfidat që do të propozojë.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet ndeshjes së parë, Itali-Shqipëri. Për skuadrën e Spalletti kjo cilësohet si sfida jetike, e cila, në varësi të rezultatit mund t’u hapë një disa mundësi. Si Spaletti ashtu edhe Sylvinho duket se janë të lumtur me modulin 4-3-3. Ky rreshtim garanton më shumë qëndrueshmëri të skuadrës duke dhënë mundësinë e aktivizimit të disa mesfushorëve. Sa i përket atyre italianë, talenti është me shumicë, me një mesatare mbi 60% të mbajtjes së topit dhe me aftësinë e organizimit të kundërsulmeve.
E nëse nga mediat Italia vlerësohet në të gjithë elementët e skuadrës, për Shqipërinë konsideratat janë për trajnerin.
Ndeshja kundër Italisë nënvizon një mundësi të mirë dhe shtrirjen e rrugës profesionale të Sylvinho, pas arritjeve të ndryshme që kanë përcaktuar rrugën e tij drejt pikës më të rëndësishme në karrierë, në vitrinën e kualifikimit në Europian.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)