play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Nis sot zvogëlimi me 25% i pranisë së Policisë së Kosovës në objektet komunale në veri

today04/08/2023

Background
share close

Nga kjo e premte (4 gusht) nis zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës në objektet komunale në veri. Lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla i cili bëri me dije se vendimi erdhi pas takimit të mbajtur nga Policia e Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in.

Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës.

Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, tha Zveçla me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Vendimi për zvogëlimin me 25% të pranisë së Policisë në objektet komunale solli dhe reagimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili u shpreh se ky vlerësim është në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bratislavë mes tij dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo  dhe @NATO_KFOR  siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, shkruan Lajçak në Twitter.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *