Një dyqan akulloresh në Arizona të SHBA-së ka hyrë në librin “Guinness”, duke ofruar 266 shije të ndryshme “milkshake” dhe duke i bërë të gjitha ato brenda vetëm një ore.
“Snow Cap”, një dyqan akulloresh në Seligman, u përpoq të shënonte rekordin për shumicën e shijeve të milkshake-ëve të ekspozuara.
Ngjarja ishte caktuar të përkonte me një vizitë nga kompania e vajrave motorikë Mobil 1 si pjesë e turneut të saj “Keep Route 66”.
Një gjykatës i rekordeve botërore “Guinness” ishte i pranishëm në ngjarje.
Pronarët e dyqanit nga familja Delgadillo, kanë bërë të gjithë milkshake-ët në menu në rreth 1 orë e 15 minuta.
Shijet e pazakonta të përgatitura nga dyqani përfshijnë gjalpin e kikirikut, qepën, bananen dhe djegës, peshkun etj.
Post comments (0)