play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Nasa bën zbulimin spektakolar, një planet shkëmbor shumë i ngjashëm me Tokën

today12/01/2023

Background
share close

Teleskopi i James Webb të NASA-s ka bërë një zbulim spektakolar të një planeti shkëmbor me kushte shumë të ngjashme me Tokën.

Këtij planeti që ndodhet jashtë Sistemit tonë Diellor i është dhënë emri LHS 475 b.

Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ka një atmosferë, por planeti është disa gradë më i ngrohtë dhe përfundon një orbitë në dy ditë.

Mark Clampin, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në selinë e NASA-s në Uashington, tha në një deklaratë: “Këto rezultate të para vëzhgimi nga një planet shkëmbor i madhësisë së Tokës do na krijojnë mundësi të reja për të studiuar planetë të tjerë shkëmborë me Ëebb. Misioni ynë sapo ka filluar.

Shkencëtarët mendojnë se një planet shkëmbor ka gjasa të larta për kompozime atmosferike, madje dhe një atmosferë të pastër të dioksidit të karbonit, duke theksuar se studimet e hollësishme do vijojnë.

Ekipi do të duhet të marrë matje edhe më të sakta për të treguar nëse ka një atmosferë të pastër dioksid karboni.

Teleskopi ishte gjithashtu në gjendje të hidhte një vështrim brenda NGC 346, një zonë me yje të njohur ndryshe dhe si “Reja e Vogël Magelanik”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%