Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/01/2023
Teleskopi i James Webb të NASA-s ka bërë një zbulim spektakolar të një planeti shkëmbor me kushte shumë të ngjashme me Tokën.
Këtij planeti që ndodhet jashtë Sistemit tonë Diellor i është dhënë emri LHS 475 b.
Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ka një atmosferë, por planeti është disa gradë më i ngrohtë dhe përfundon një orbitë në dy ditë.
Mark Clampin, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në selinë e NASA-s në Uashington, tha në një deklaratë: “Këto rezultate të para vëzhgimi nga një planet shkëmbor i madhësisë së Tokës do na krijojnë mundësi të reja për të studiuar planetë të tjerë shkëmborë me Ëebb. Misioni ynë sapo ka filluar.
Shkencëtarët mendojnë se një planet shkëmbor ka gjasa të larta për kompozime atmosferike, madje dhe një atmosferë të pastër të dioksidit të karbonit, duke theksuar se studimet e hollësishme do vijojnë.
Ekipi do të duhet të marrë matje edhe më të sakta për të treguar nëse ka një atmosferë të pastër dioksid karboni.
Teleskopi ishte gjithashtu në gjendje të hidhte një vështrim brenda NGC 346, një zonë me yje të njohur ndryshe dhe si “Reja e Vogël Magelanik”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)