Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi prezantoi dy vendime të marra në mbledhjen e qeverisë, ku e para përfshin sistemin parauniversitar, dhe e dyta sportin në vend.
Sipas ministres, qeveria synon një sistem arsimor gjithëpërfshirës dhe në përmbushje të këtij vizioni është arritur “përfundimi i teksteve shkollore në përdorim falas, për të gjithë nxënësit nga klasat e para deri te e nënta, si dhe 16 kategori në arsimin e mesëm”.
Për Kushin “qëllim është lehtësimi i barrës financiare për familjet. Nënkupton faktin që nxënësit pasi i përdorin tekstet, detyrohen t’i dorëzojnë për nxënësit e tjerë pas një periudhe tre vjeçare, ndërkohë që tekstet e vjetra zëvendësohen me të reja”.
Ministrja deklaroi se përjashtim do të ketë për nxënësit nga klasa e para në të tretë, ku tekstet do të ofrohen falas çdo vit, pa nevojë që t’i kthejnë, sepse janë të vegjël për ta mirëmbajtur por edhe sepse programet e tyre parashikojnë shënime dhe ushtrime të vështira për t’ u fshirë.
“Kjo bëhet edhe për t’i edukuar, për ta pasur mik librin por edhe për të kursyer”, ishin fjalët e ministres Kushi.
Vendimi tjetër ka të bëj me sportin. “Kemi kërkuar një buxhet shtese për sportistët elitar këtë vit sportistët tanë kanë patur rezultat e shkëlqyera, krahas viteve të mëparshme. Këto rezultate kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona, kështu qe kishte nevoje për një shtesë të tillë, për atletet por dhe për trajnerët e tyre, ashtu siç e parashikon edhe legjislacioni europian”, deklaroi ministrja Kushi, ndërkohë që shtimi i buxhetit përllogaritet në 45 milionë lekë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)