Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/01/2024
Ditëve të fundit mesazhe nga numra me prefiks nga jashtë, por edhe përmes adresave të emailit kanë mbërritur në telefonat e shqiptarëve. Një pjesë e tyre madje, identifikohen në emër të institucioneve, si Posta Shqiptare dhe ftojnë qytetarët të klikojnë në linkun e dërguar për të marrë pakon e porositur.
Ekspertët e IT shprehen se mbrapa këtyre mesazheve qëndrojnë mashtruesit online nga Nigeria dhe Pakistani, të cilët synojnë të zhvasin shqiptarët.
“Ky është një sulm që në gjuhën inxhinierike quhet spam. Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako. Më pas i thonë se për të zhdoganuar këtë pako, duhet bërë një transfertë 50 euro apo 100 euro për të tërhequr pakon dhe kështu mashtrohet një numër i madh njerëzit. Këto janë shtete si puna e Nigerisë dhe Pakistani që nisin miliona mesazhe. Ndodh e njëjta gjë me Italinë, me Francën. Shtetet nga vijnë mesazhet nuk kanë fuqi ligji për këtë gjë. Shtete si puna e Nigerisë vetëm nga mashtrimet online sjellin të ardhura mbi 100 miliardë dollarë në vit.
Eksperti i IT Tomi Kallanxhi i bën thirrje qytetarëve që mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla dhe mos të bien pre e mashtrimeve online.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)