play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mesazhet e dyshimta ne telefonat tanë, flet eksperti i IT: Mashtrimet online, synojnë të zhvatin shqiptaret. Si duhet të veprojmë

today23/01/2024

Background
share close

Ditëve të fundit mesazhe nga numra me prefiks nga jashtë, por edhe përmes adresave të emailit kanë mbërritur në telefonat e shqiptarëve. Një pjesë e tyre madje, identifikohen në emër të institucioneve, si Posta Shqiptare dhe ftojnë qytetarët  të klikojnë në linkun e dërguar për të marrë pakon e porositur.

Ekspertët e IT shprehen se mbrapa këtyre mesazheve qëndrojnë mashtruesit online nga Nigeria dhe Pakistani, të cilët synojnë të zhvasin shqiptarët.

“Ky është një sulm që në gjuhën inxhinierike quhet spam. Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako. Më pas i thonë se për të zhdoganuar këtë pako, duhet bërë një transfertë 50 euro apo 100 euro për të tërhequr pakon dhe kështu mashtrohet një numër i madh njerëzit. Këto janë shtete si puna e Nigerisë dhe Pakistani që nisin miliona mesazhe. Ndodh e njëjta gjë me Italinë, me Francën. Shtetet nga vijnë mesazhet nuk kanë fuqi ligji për këtë gjë. Shtete si puna e Nigerisë vetëm nga mashtrimet online sjellin të ardhura mbi 100 miliardë dollarë në vit.

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi i bën thirrje qytetarëve që mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla dhe mos të bien pre e mashtrimeve online.

“E rëndësishme është që të mos shkarkohet asgjë dhe këtyre individëve të mos u kthehet asnjë lloj përgjigje. Ata janë shumë të aftë për të bindur njerëzit për të plotësuar fake dokument apo fake mandate pagese, etj”, shtoi ai.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *