Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mjekësia rigjeneruese krijon përbërjen e molekulave pa dëmtuar ADN
Një hap larg rinisë së perjetshme. Një grup shkencëtarësh kanë krijuar një përbërje molekulash që janë në gjendje të rinojnë qelizat pa prekur dhe dëmtuar ADN.
Deri më tani shkenca kishte arritur vetëm të ngadalësonte procesin e plakjes, nëpërmjet terapisë gjenike ndërsa zbulimi i ri konfirmon që mund të arrihet e kundërta.
Grupi i studiuesve Sinclaire pranë Harvardit në bashkëpunim me MIT të Bostonit, ka arritur të selektojë 6 molekula të ndryshme që gjatë testimeve në provëz kanë riprogramuar qelizat njerëzore duke i rinuar brenda një jave me rezultate konkrete dhe pa asnjë ndikim anësor në ADN.
Ky rezultat paraprak konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi i hap rrugën mjekësisë rigjeneruese, dhe potencialisht për rinimin në të gjithë trupin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)