play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Mbijetoi në oqean me peshk të gjallë dhe ujë shiu, marinari shpëtohet pas 2 muajsh

today17/07/2023

Background
share close

Një marinar australian dhe qeni i tij janë shpëtuar në brigjet e Meksikës pasi mbijetuan për plot dy muaj me asgjë tjetër përveç ujit të shiut dhe peshkut të papërpunuar në oqean.

Tim Shaddock u nis për në Polinezinë Franceze nga Meksika në prill, por varka e tij u dëmtua rëndë nga një stuhi vetëm një muaj pas udhëtimit.

Sipas Sky News, 51-vjeçari dhe qeni i tij Bella mbijetuan nën një tendë të vogël në bordin e anijes së goditur për javë të tëra përpara se të dalloheshin të enjten nga një helikopter që ishte në kërkim të peshkut ton me një anije peshkimi.

Një mjek që po monitoron shëndetin e zotit Shaddock nga bregu tha për 9News të Australisë se marinari ka “shenja normale jetësore” dhe është “i qëndrueshëm dhe shumë mirë”.

Mësohet se pasi është shpëtuar zoti Shaddock ka thënë:

“Kam kaluar një provë shumë të vështirë në det dhe kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë sepse kam qenë vetëm në det për një kohë të gjatë. Nuk kam pasur ushqim të mjaftueshëm për një kohë të gjatë”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *