play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Martohet Manuela Arcuri, detajet nga ceremonia përrallore

today28/07/2022

Background
share close

Aktorja italiane Manuela Arcuri është martuar. Ajo u kurorëzua më 22 korrik me Giovanni Di Gianfrancesco në Kështjellën Odescalchi në Bracciano, të gjitha detajet e dasmës dhe fotot u zbuluan vetëm dje. Deri më tani në rrjetet sociale kishte dalë vetëm një foto nga dasma e saj.

Në Weekly Chi janë publikuar pamjet e dasmës përrallore të Manuela Arcurit, e cila u shfaq rrezatuese teksa u shoqërua në altar nga babai i saj.

Ajo ishte shprehur se do të kishte një “dasmë princeshe” dhe në fakt ashtu ishte, ajo u martua në një kështjellë. Dasma e parë u festua më 30 prill 2013 në Las Vegas. Manuela dhe bashkëshorti i saj donin një ceremoni sekrete, edhe pse familja ishte në dijeni të idesë së tyre të çmendur.

Momenti më emocionues për Manuelën ishte kur babai i saj hyri në dhomë pasi ajo kishte veshur fustanin e bardhë.

“Kur hyri babai im dhe më tha: sa e bukur je, dukesh si princeshë, u preka. Është momenti më emocionues në jetën e një gruaje që ëndërron martesën”, -rrëfeu ajo për revistën Chi.

Unazat e martesës i solli djali i çiftit, Mattia.

“I mbajta lotët dhe kalova në altar – thotë Manuela, duke kujtuar hyrjen e kishës – Annalisa Minetti këndoi lutjen për të më shoqëruar. Arrita në altar, pashë burrin tim… u qetësova. Pashë dëshmitarët Alberto Tarallo dhe Giovanni Malagò dhe u buzëqesha. Në kohën e betimeve, Mattia mbërriti i shoqëruar nga Hallelujah, kënduar nga Minetti. Në atë moment, Giovani dhe unë u mbytëm në lot”.

Gjatë mbrëmjes, nëna e Manuelës lexoi një letër. Një surprizë e papritur për aktoren e cila filloi të qante.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *