play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Marrëveshje Egjipt-Izrael, BE një hap më pranë arritjes së pavarësinë nga gazi rus

today15/06/2022

Background
share close

Fdf16b9c 39aa 4e0a Af6d E40d98136214

Në përpjekje për të arritur pavarësisë nga gazi rus, Bashkimi Europian ka arritur sot një marrëveshje të përkohshme me Egjiptin dhe Izraelin për eksportin e gazit natyral.

Marrëveshja do të sillte një rritje të konsiderueshme në sasinë e gazit natyror izraelit të eksportuar në Egjipt, ku mund të kthehet në gjendje të lëngshme dhe më tej të transportohet për në tregjet evropiane.

Izraeli vlerësohet të ketë rezerva gazi prej të paktën një trilion metër kub. Janë dy rrugët të cilat janë duke u shqyrtuar për të sjellë gazin në Evropë, rruga e Egjiptit është një opsion, ndërsa një tubacion i parashikuar përmes Turqisë është një tjetër.

Momentalisht, furnizon BE-në me 40% të gazit natyror që importohet.

 

 

Zyrtarët e BE-së thonë se varësia e bllokut nga gazi rus i lejon Moskës të praktikojë një formë shantazhi mbi Evropën.

Në mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.

“Ky është një hap i madh përpara në furnizimin me energji në Evropë, por edhe që Egjipti të bëhet një qendër rajonale e energjisë”, është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *