Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen.
Ai njoftoi pasditen e së enjtes vendimin që u mor pas një takimi kokë më kokë me presidentin e vendit, Sergio Mattarella.
Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e Lëvizjes 5 Yjet.
“Rrjedhimisht mazhoranca qeverisëse nuk ekziston më, ndaj në mbrëmje do të jap dorëheqjen”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit italian.
I njohur ndryshe si SuperMario, 73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.
Ai drejtoi qeverinë italiane që prej 3 shkurtit të vitit 2021.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)