Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/06/2024
Prej ujërave të kristaltë te bregdeti i paprekur, tempujt e lashtë dhe kuzhina lëngëzuese, Malta duket se ka sivjet vëmendjen e mediave si një destinacion turistik me një përzierje kulturore dhe bukurie të egër natyrale.
Me shumë ditë me diell në vit, arqipelagu në qendër të detit Mesdhe pret vizitorë gjithë vitin në plazhet e saj.
Kryeqyteti më i vogël i Evropës Valletta është një gëzim për t’u eksploruar. I ndërtuar nga Kalorësit e Shën John në shekullin e 16, ai është një përzierje fasadash ngjyrë mjalti me rrugë të kalldrëmta që kulmojnë me katedralen e Shën John.
Bregdeti i Maltës ka një diversitet impresionues me plazhe ngjyrë florinjta, shpella të fshehta dhe shkëmbinj të mprehtë, që shihen kudo në ishullin kryesor Għajn Tuffieħa.
Në pikën më veriore të ishullit gjendet gjiri Armier dhe Mellieħa me ujërat e cekëta të tejdukshme, ideale për familjarët, ashtu si dhe plazhet me guralecë dhe vende noti me ujëra të thellë.
Malta ka influenca kuzhina nga Siçilia, Arabia, Franca e Spanja. Gatimet këtu përdorin produktet e bollshme vendase dhe ujin e pastër që përmirëson cilësinë e tyre.
Me një histori më shumë se 7,000 vjeçare, Malta është e mbushur me tempuj të lashtë, rrënoja dhe mrekulli historike. Këtu do të gjeni tempuj nga më të lashtët në botë që prej varrezave romake, katakombeve të lashta dhe vendeve të tjera arkeologjike.
Malta është gjithashtu një xhevahir i prodhimit të verës prej klimës me diell dhe erë, ku prodhuesit e vreshtave janë të shpërndarë si në Maltë ashtu dhe në zonën fqinje të Gozo, shkruan me tej Metro.co.uk.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)