Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/01/2024
Pas afro 11 vjet burgim, ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius është liruar nga burgu. Ai vuajti dënimin pasi u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013. Ngjarja që tronditi gjithë botën u regjistrua në shtëpinë e ish-kampionit në Pretoria të Afrikës së Jugut.
Pistorius, i cili aktualisht është 37 vjeç, pretendoi se vrasja ishte aksidentale. Ai pati deklaruar para trupit gjykues se e ka qëlluar të dashurën e tij përmes derës së banjës, pasi e ngatërroi atë me një hajdut. 37 vjecari pretendoi se kishte qëlluar me armë zjarri pasi kishte frikë për sigurinë e tij.
Ish-kampioni fillimisht nuk u shpall fajtor për vrasje dhe në vend të kësaj u dënua për vrasje nga pakujdesia. Ai u dënua me pesë vjet në vitin 2014, u lirua nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpiak. Një vit më vonë, ky dënim u rrëzua kur Gjykata e Lartë e Apelit e Afrikës së Jugut, e cila e shpalli atë fajtor për vrasje me paramendim.
Pistorius ka lindur në Afrikën e Jugut në vitin 1986. Në moshën 11 muajshe, të dyja këmbët i janë amputuar për shkak të një problemi shëndetësor. Ai vazhdoi të konkurronte në Lojërat Paraolimpike dhe u bë i pari i atlet me këmbët e amputuara që konkurroi në Lojërat Olimpike. I njohur si Blade Runner, Pistorius fitoi famë të konsiderueshme për aftësitë e tij atletike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)