Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga autoritetet e Serbisë më 14 Qershor janë liruar ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi dolën ditën e sotme para gjykatës në Kralevë.
Kujtojmë se autoritetet në Kosovë njoftuan se policët u rrëmbyen brenda territorit të saj teksa patrullonin në një rrugë që shërbente për kontrabandë të paligjshme.
Ndërsa nga ana tjetër, Serbia pretendonte se policët kishin hyrë thellë në territorin e saj.
Arrestimi i policëve tensionoi edhe më shumë situatën mes Prishtinës dhe Beogradit. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje vazhdimisht që të merren hapa për të çtensionuar situatën./
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)