Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Rusia i konsideron sanksionet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar si “të paligjshme, të padrejta, shkatërruese dhe të turpshme”.
Kjo ishte deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai dha këtë deklaratë këtë pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte tërhequr sanksionet kundër sipërmarrësve rusë Petr Aven dhe Mikhail Fridman.
“Në çdo rast, ne i konsiderojmë të gjitha këto sanksione të paligjshme, të padrejta, shkatërruese dhe, në fakt, ndoshta edhe disi të turpshme për organet që i miratuan ato”, tha Peskov, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Kremlini sheh një shenjë pozitive nga vendimi apo është i motivuar politikisht.
Kujtojmë se pas luftës në Ukrainë BE dhe mbarë ndërkombëtarët nisën një fushatë sanksionesh ndaj Rusisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)