Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ka bërë të ditur të hënën çmimet maksimale për derivate të naftës në periudhë 24-orëshe.
Njoftimi i ministrisë:
Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Vendimi vjen pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë, kur ka pasur raste që ka kushtuar 1.91 euro.
Ndërkohë, në Shqipëri Bordi i Transparencës nuk ka bërë asnjë ndryshim prej 4 ditësh në çmimin e karburanteve. Nafta vijon të tregtohet me 258 lekë, ndërsa benzina 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)