Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/11/2023
Kosova ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
“Dardanët” kanë qenë pothuajse në të gjithë ndeshjen kërkues dhe më të rrezikshëm se kundërshtari. Goli erdhi në minutën e 41’ nga Milot Rashica. Një top i bukur i servirur me kokë nga Muriqi për Rashicën, ka bërë që sulmuesi në fjalë të marrë topin dhe të shënojë i vetëm më pas përballë portierit.
Sfida ka qenë edhe intensive në aspektin e ndërhyrjeve, ku nuk munguan kartonat e verdhë, por edhe një i kuq për Izraelin në çastet e fundit të ndeshjes.
Kjo fitore i ka dhënë tre pikët Kosovës në grupet e kualifikuese të Euro 2024. “Dardanët” tashmë renditen në vendin e katërt me 10 pikë, ndërsa Izraeli në vendin e tretë me 11 pikë dhe me një ndeshje më pak.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)