Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.
Mësohet se 48 eurodeputeë kanë votuar pro, 7 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Tani, pritet që parlamenti i PE të votojë për këtë çështje, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.
Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.
Më pas, akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.
Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.r.t/abcnews.al
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)