play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Julia Garner,do të jetë Madonna në filmin e jetës së mbretëreshës së pop-it!

today08/06/2022

Background
share close

Historia e jetës së mbretëreshës së muzikës pop, Madonna, do të shndërrohet në një
film biografik të realizuar nga studioja “Universal Pictures”.  Aktores 28-vjeçare Julia
Garner e cila njihet për portretizimin e Anna Delvy në serialin hit të Netflix, “Inventing Anna”,
i është ofruar roli protagonist. Por ajo ende nuk e ka pranuar përfshirjen
zyrtare në këtë projekt. “Ekipi i Julias është duke e konsideruar ofertën dhe pritet që ajo
ta pranojë rolin shumë shpejt”, ka deklaruar një burim për revistën “Variety”.

Variety: Julia Garner is the main contender for the role of Madonna in a future biopic - Game News 24

Në rast se ajo pranon të  portretizojë yllin e muzikes pop, atëherë aktorja  do të triumfojë  në mesin e disa emrave të njohur që kanë qenë pretendentë  për këtë rol, si
Florence Pugh, Bebe Rexha, Sky Ferreira, Emma Laird, Sydney Sweeney, Alexa Demie dhe Barbie Ferreira. Filmi është në realizim e sipër që  nga viti 2020.

Në një prononcim për media, Madonna, e cila konsiderohet  si artistja më fitimprurëse në historinë e muzikës me shitjen e më shumë se 300 milionë albumeve, deklaroi se është shumë e
rëndësishme për të që të ekranizojë jetën e saj plot aventura.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *