Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/06/2022
Historia e jetës së mbretëreshës së muzikës pop, Madonna, do të shndërrohet në një
film biografik të realizuar nga studioja “Universal Pictures”. Aktores 28-vjeçare Julia
Garner e cila njihet për portretizimin e Anna Delvy në serialin hit të Netflix, “Inventing Anna”,
i është ofruar roli protagonist. Por ajo ende nuk e ka pranuar përfshirjen
zyrtare në këtë projekt. “Ekipi i Julias është duke e konsideruar ofertën dhe pritet që ajo
ta pranojë rolin shumë shpejt”, ka deklaruar një burim për revistën “Variety”.
Në rast se ajo pranon të portretizojë yllin e muzikes pop, atëherë aktorja do të triumfojë në mesin e disa emrave të njohur që kanë qenë pretendentë për këtë rol, si
Florence Pugh, Bebe Rexha, Sky Ferreira, Emma Laird, Sydney Sweeney, Alexa Demie dhe Barbie Ferreira. Filmi është në realizim e sipër që nga viti 2020.
Në një prononcim për media, Madonna, e cila konsiderohet si artistja më fitimprurëse në historinë e muzikës me shitjen e më shumë se 300 milionë albumeve, deklaroi se është shumë e
rëndësishme për të që të ekranizojë jetën e saj plot aventura.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)