Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për shumë njerëz, shekulli i 20-të ishte një periudhë e tmerrshme për të jetuar.
Ideologjitë radikale dhe përparimi i teknologjisë çuan në rritjen e totalitarizmit, një term që tani është sinonim i shtypjes dhe gjakderdhjes. Totalitarizmi shpesh vjen në formën e një diktature, dhe gjatë gjithë shekullit të 20-të ka pasur plot diktatorë që shkatërruan vendet e tyre.
Megjithëse do të ketë gjithmonë debate se kush ishte më brutali, këta pesë diktatorë lanë pas disa nga trashëgimitë më të errëta në historinë njerëzore.
Vladimir Lenin ishte diktatori më me ndikim i shekullit të 20-të. Marksizmi u bë plani për diktatorët e tjerë, duke përfshirë pasardhësin e tij: Joseph Stalin.
Lenini argumentoi se duhej një revolucion i dhunshëm për të përmbysur sistemin kapitalist. Në të vërtetë, si udhëheqës i Partisë Bolshevike, ai ishte në krye të një prej periudhave më të përgjakshme në historinë ruse.
Pas suksesit të Revolucionit të tetorit në 1917, Lenini torturoi dhe vrau armiqtë e revolucionit. Politikanët, priftërinjtë, fisnikët, kulakët (fshatarët më të pasur) dhe borgjezia ishin të gjithë në shënjestër.
Edhe punëtorët urbanë nuk ishin të sigurt. Lenini ishte i fiksuar me mekanizimin në shkallë të gjerë dhe disiplinën e ashpër. Çdo punëtor që nuk punonte mjaftueshëm rrezikonte të pushkatohej, raporton abcnews.al.
Ushtria e Kuqe, ndërkohë, plaçkiti fshatin duke vjedhur lëndë të para dhe makineri nga tokat bujqësore private. Nuk kaloi shumë, dhuna u përshkallëzua në një luftë civile. Ata që ishin kundër revolucionit u bashkuan për të luftuar.
Lenini dhe bolshevikët fituan por vendi u shkatërrua nga konflikti. Megjithëse shifra e saktë nuk dihet, numri i të vdekurve nga udhëheqja e Leninint çoi në vdekjen e 3 milionë personave.
Në fund të viteve 1920, Joseph Stalin u bë udhëheqësi i ri i Bashkimit Sovjetik. I frymëzuar nga veprimet e paraardhësit të tij, Stalini ishte i vendosur të krijonte shoqërinë e parë komuniste në botë.
Krahas politikës së tij të industrializimit të shpejtë, Stalini miratoi një sërë spastrimesh përgjatë viteve 1930 dhe dhuna arriti kulmin në vitin 1937 kur ai bëri të pamundurën për të zhdukur këdo që mund të komprometonte vizionin e tij.
Ai synonte gjuajti kulakët, udhëheqësit fetarë, të dëbuarit nga shoqëria, armiqtë politikë dhe këdo që ishte i lidhur me regjimin e vjetër. Disa u ekzekutuan, ndërsa të tjerët u burgosën brenda gulagut, sistemi i kampeve të punës brenda Bashkimit Sovjetik, raporton abcnews.al.
Megjithëse disa kampe ishin më të tolerant se të tjerat, shumë të burgosur u detyruan të kryenin detyra të vështira fizike në temperatura të ulëta me racione të paktë të ushqimit.
Për shkak të fluksit të vazhdueshëm të të burgosurve të rinj, zyrtarët e kampit kujdeseshin shumë pak për personat e sëmurë apo të paaftët. Tokat private u kthyen në qendra bujqësore të drejtuara nga shteti, të cilat u keqmenaxhuan, duke çuar në rendimente të dobëta dhe zi buke.
Besohet se 20 milionë njerëz janë vrarë nën regjimin e Stalinit.
Adolf Hitleri është diktatori më i njohur në histori. Si lider i Partisë Naziste, ai e ktheu vendin e tij në një shtet fashist dhe nisi një konflikt global me politikën e tij të jashtme agresive.
Racizmi ishte në thelb të ideologjisë naziste. Për shkak të interpretimit të tyre të tij rreth Darvinizmit dhe ideve të Friedrich Nietzsche-s, nazistët besonin se raca ariane duhet të pushtonte botën ndërsa racat inferiore duhet të zhdukeshin.
Këto ide u filtruan në pjesën tjetër të shoqërisë. Librat, gazetat, shfaqjet dhe filmat ishin të gjithë të “infektuar” nga vizioni i Hitlerit dhe kjo ishte veçanërisht e dukshme në sistemin arsimor.
Por krimi më famëkeq i nazistëve do të jetë gjithmonë Holokausti. Hitleri besonte se hebrenjtë ishin armiku i popullit gjerman dhe ai donte të shfaroste sa më shumë persona të ishte e mundur, raporton abcnews.al.
Ai e arriti këtë duke zbatuar: gjenocidin masiv të hebrenjve në Gjermani dhe në mbarë Europën. Përveç shfarosjes së hebrenjve, Hitleri donte të zgjeronte territorin e Gjermanisë dhe të përhapte fashizmin në të gjithë Europën.
Megjithëse nazistët u mundën në fund, tetëdhjetë milionë jetë u humbën gjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore.
Lufta Civile Kineze mori fund në vitin 1949 dhe Mao Ce Dun, Kryetari i Partisë Komuniste Kineze, u bë udhëheqësi i ri i vendit të tij.
Bashkimi Sovjetik ishte plani për vizionin e Maos. Në të vërtetë, ai nuk hezitoi të vriste qytetarët e tij. Ushtria Çlirimtare Popullore (e njohur më parë si Ushtria e Kuqe) marshoi nëpër Kinë, duke vrarë këdo që guxonte t’i rezistonte sundimit të Maos.
Vetëm në vitin e parë të udhëheqjes së tij, u ekzekutuan 3 milionë njerëz. Por ky ishte vetëm fillimi. Në vitin 1958, Mao miratoi një plan social dhe ekonomik, i cili ishte projektuar për të rritur prodhimin e çelikut dhe për të grupuar fshatarësinë në komuna rurale.
Por ky plan, shkaktoi zi buke duke vrarë miliona njerëz. Vetë anëtarët e partisë së Maos e kritikuan liderin e tyre për këtë fatkeqësi, por numri i lartë i të vdekurve nuk e ndaloi atë të ecte përpara me axhendën e tij radikale.
Në vitin 1966, Mao filloi Revolucionin Kulturor, i cili ishte krijuar për të fshirë çdo element të mbetur të kapitalizmit nga shoqëria kineze. Kjo lëvizje ishte dukshëm e popullarizuar nga studentët, të cilët u bashkuan për të mbrojtur regjimin e ri, raporton abcnews.al.
Me miratimin e Maos, ata sulmuan personat që kundërshtonin komunizmin. Besimtarët fetarë u goditën më shumë. Budistët, të krishterët dhe taoistët u dhunuan dhe vendet e tyre të adhurimit u dogjën.
Nuk ka një shifër të saktë për numrin e personave të vrarë gjatë sundimit të Maos, por besohet se 40 deri në 80 milionë persona janë vrarë.
I frymëzuar nga regjimi komunist i Maos, Pol Pot (emri i vërtetë i të cilit ishte Saloth Sar) sundoi në fund të viteve 1970 në Kamboxhia. Si udhëheqës i Khmerëve të Kuq, ai i detyroi njerëzit e Kamboxhias të largoheshin nga qytetet dhe të shkonin në fshat.
Këtu ata u detyruan të punonin në ferma kolektive dhe të kultivonin ushqime për regjimin e ri. Kushtet e punës ishin të këqija dhe ata që refuzuan të bashkëpunonin u qëlluan për vdekje nga Khmerët e Kuq.
Ashtu si shumica e radikalëve politikë, Pol Pot e urrente fenë dhe bëri të pamundurën për të shkatërruar çdo gjë që lidhet me budizmin, fenë më të spikatur në Kamboxhia.
Khmerët e Kuq pushtuan vendin, duke shkatërruar tempuj dhe duke masakruar murgj budistë. Dhe për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, Pol Pot ishte gjithashtu një racist, raporton abcnews.al.
Për sa i përket atij, kishte vetëm një racë që kishte rëndësi: Khmerët, të cilët vinin nga rajonet e ulëta të Kamboxhias. Grupe të tjera etnike, si kinezët dhe vietnamezët, gjithashtu u shfarosën.
Indoktrinimi i të rinjve ishte gjithashtu pjesë e regjimit të Pol Potit. Khmerët e Kuq i inkurajuan fëmijët të tradhtonin prindërit e tyre nëse ishin kundër revolucionit.
Në moshën 12 vjeç, shumë djem u morën nga prindërit dhe u detyruan të bëheshin ushtarë për regjimin e ri. Ende nuk dihet numri i saktë i të vrarëve, por historianët besojnë se Pol Pot vrau rreth 2 milionë njerëz.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)