play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Jeta e refugjatëve ukrainas në SHBA, mes traumës dhe mallit për atdhe

today22/08/2024

Background
share close

Psikologët shpjegojnë se zhvendosja e detyrueshme për refugjatët e luftës shpejt mund të shndërrohet në traumë psikologjike

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën në fillim të vitit 2022, rreth gjysmë milion ukrainas gjetën strehim në Shtetet e Bashkuara, sipas Departamentit amerikan për Siguri Kombëtare. Shumë prej refugjatëve duket se po i përshtaten në vendit e tyre të ri, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Khrystyna Shevchensko, trauma e luftës dhe malli për atdheun është pjesë e përditshmërisë së tyre.

Victoria Nikitina po pikturon në shtëpinë e saj në Sietëll. Pas pak, Victoria, me prejardhje nga qyteti Dnipro i Ukrainës, do të lërë penelat mënjanë dhe do të niset drejt vendit të saj të punës.

“Tre herë në javë, gjatë natës, pastroj shtëpinë e të moshuarve në Siatëll”, thotë ajo.

Nga ora 11 e natës deri në 7 të mëngjesit Nikitina fshin dhe lan dyshemenë, heq pluhurin dhe hedh mbeturinat.

“Ndoshta do të mund të gjeja një punë tjetër, diçka më të përafërt me profesionin tim, por nuk e flas gjuhën angleze…”, shtoi ajo.

Në Ukrainë, Nikitina punonte si specialiste dekorimi për banesa, por në tetor të vitit 2022, një sulm me raketë pranë shtëpisë së saj, e bindi të largohej. Ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku i jeton vajza, përmes një program qeveritar amerikan, të quajtur Bashkë për Ukrainën. Ajo thotë se koha e kaluar në Shtetet e Bashkuara për të ishte e vështirë.

“Të jem e sinqertë, doja vetëm të flija dhe të zgjohesha në shtëpinë time”, thotë zonja Nikitina.

Psikologu Albert Rizzo pranë Universitetit të Kalifornisë Jugore e kupton reagimin e zonjës Nikitina ndaj ambientit të saj të ri dhe shpjegon që zhvendosja e detyrueshme mund të shndërrohet në traumë psikologjike.

“Ardhja këtu nuk ishte zgjedhje e saj; shumica e tyre po përpiqen të shpëtojnë. Ata marrin me vete tërë këtë barrë – barrën psikologjike të të jetuarit në luftë, në një mjedis traumash dhe pastaj duhet të përshtaten në një vend të ri”, thotë ai.

Iryna Tryhidko vjen nga qyteti Irpin në Ukrainë dhe tani jeton në Sietëll. Edhe ajo erdhi në Shtetet e Bashkuara përmes programit qeveritar së bashku me bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët.

Menduam se do të qëndrojmë tek shtëpia e motrës sime për një muaj. Por kur erdhëm këtu, u ndjeva shumë e sigurtë, fëmijët e mi ishin të sigurtë. Andaj qëndruam këtu, por bashkëshorti im u kthye me punë në Ukrainë“, thotë ajo.

Ajo thotë se kujdesi për fëmijët e saj e motivon për të ecur përpara. Psikologu Rizzo thotë se angazhimi ndaj fëmijëve maskon ndjenjat e izolimit dhe mallit për shtëpinë e braktisur.

Kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël, vëmendja nuk është më tek nevojat vetjake – por tek ato të fëmijëve”, vlerëson ai.

Psikologët thonë se mënyra më e mirë për t’u përballur me ndjenjën e izolimit është të kërkosh ndihmë. Ndonëse nuk ka programe për ndihmë psikologjike për refugjatët ukrainas, komuniteti ukrainas në Shtetet e Bashkuara është shndërruar në strehë për të dyja gratë.

Por edhe me miqtë e rinj ukrainas, zonja Nikitina thotë se asgjë nuk ia zëvendëson shtëpinë.

Jeta ime dhe gjithçka tjetër ka mbetur atje…”, thotë ajo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *