Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Yjet e Hollyëood, Jodie Foster dhe Annette Bening vijnë në një bashkëpunim në filmin e ri të Netflix NYAD. Në qendër të filmit është jeta e notares së klasit botëror Diana Nyad, e cila theu rekordin në moshën 60 vjeçare.
Duke hequr dorë nga karriera e saj e shquar si gazetare sportive, Diana Nyad, e luajtur nga e nominuara për çmimin Oscar, Annette Bening, e përmbys në mënyrë obsesive jetën e saj dhe të shoqes së saj më të mirë Bonnie Stoll, e luajtur nga fituesja e çmimit Oscar, Jodie Foster, për të ndjekur një ëndërr të përjetshme. Annette Bening rrëfen për Reuters:
“Është me të vërtetë një obsesion,” “Unë mendoj se thelbi i filmit është thjesht të mos heqësh dorë kurrë nga ëndrrat në jetë dhe të gjithë kemi nevojë ta dëgjojmë ndonjëherë.”
Dy aktorët veteranë thanë se kjo histori ka të bëjë me miqësinë, frymëzimin dhe këmbënguljen, por marrëdhënia midis Dianës dhe Bonnie është ajo që e tërhoqi Fosterin në rol. Në lidhje me rolin ,aktorja Foster shprehet:
“Diana është e gjitha e konsumuar, e pasionuar, e shkëlqyer, e pamëshirshme. Dhe Bonnie është personi që e mban në njëfarë mënyre nën kontroll dhe mendoj se ka diçka në lidhje me udhëtimin e Dianës, atë që ajo duhej të mësonte si atlete dhe si një person që foli vërtet me mua.”
“NYAD”, është i disponueshëm për tu transmetuar në Netflix dhe në kinema të zgjedhura.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)