play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Jeta e notares së famshme Diana Nyad, nis shfaqja e filmit

today17/11/2023

Background
share close

Yjet e Hollyëood, Jodie Foster dhe Annette Bening vijnë në një bashkëpunim  në filmin e ri të Netflix NYAD. Në qendër të filmit është jeta e notares së klasit botëror Diana Nyad, e  cila theu rekordin në moshën 60 vjeçare.

Duke hequr dorë nga karriera e saj e shquar si gazetare sportive, Diana Nyad, e luajtur nga e nominuara për çmimin Oscar, Annette Bening, e përmbys në mënyrë obsesive jetën e saj dhe të shoqes së saj më të mirë Bonnie Stoll, e luajtur nga fituesja e çmimit Oscar, Jodie Foster, për të ndjekur një ëndërr të përjetshme. Annette Bening rrëfen për Reuters:

“Është me të vërtetë një  obsesion,” “Unë mendoj se thelbi i filmit është thjesht të mos heqësh dorë kurrë nga ëndrrat në jetë dhe të gjithë kemi nevojë ta dëgjojmë ndonjëherë.”

Dy aktorët veteranë thanë se kjo histori ka të bëjë me miqësinë, frymëzimin dhe këmbënguljen, por marrëdhënia midis Dianës dhe Bonnie është ajo që e tërhoqi Fosterin në rol. Në lidhje me rolin ,aktorja Foster shprehet:

“Diana është e gjitha e konsumuar, e pasionuar, e shkëlqyer, e pamëshirshme. Dhe Bonnie është personi që e mban në njëfarë mënyre nën kontroll dhe mendoj se ka diçka në lidhje me udhëtimin e Dianës, atë që ajo duhej të mësonte si atlete dhe si një person që foli vërtet me mua.”

“NYAD”, është i disponueshëm për tu transmetuar në Netflix dhe në kinema të zgjedhura.

NYAD | Starring Annette Bening and Jodie Foster | Netflix - YouTube

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *