“Dhe kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve të fëmijëve në Gaza mes privimit total me të cilin ata janë përballur, një armëpushim në vetvete nuk do ta largojë atë vuajtje”, tha Bollen për Al Jazeera.
Duke nënvizuar situatat e vështira dhe traumatike nëpër të cilat këto të mitur kanë kaluar prej rreth 15 muajsh luftime, ajo u shpreh se disa nga ndihmat që kanë nevojë fëmijët në Gaza nuk janë ndihma që mund të sillen me kamionë.
“Çdo fëmijë i vetëm në Gaza sot është thellësisht, thellësisht i plagosur dhe i traumatizuar nga ajo që ata kanë parë. Ata kanë kaluar gjëra që asnjë fëmijë nuk duhet t’i dëshmojë kurrë,” tha Bollen.
Post comments (0)