Tmerri i përjetuar me Christian Eriksen gjatë finaleve të “Euro 2020” u përsërit në Katar.
Në ndeshjen ndërmjet Al Rajan dhe Al Uakrah, heroi ishte James Rodriguez. Ish-ylli i Realit dhe Bayern i shkoi në ndihmë mbrojtësit Osman Kulibali, i cili pësoi atak kardiak dhe u shemb në fushë.
Ylli kolumbian i rregulloi pozicionin e kokës, në mënyrë që futbollisti kundërshtar të vazhdonte të merrte frymë, derisa të vinte ndihma e shpejtë.
Sipas mjekëve, ndërhyrja e 32-vjeçarit Rodriguez ishte vendimtare për t’i shpëtuar jetën lojtarit nga Mali, pas infarktit të pësuar.
Post comments (0)