Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Billie Eilish ka ndarë disa këshilla për gratë dhe vajzat e reja që dëshirojnë të bëhen artiste, të cilave u thotë se nuk kanë nevojë të jenë të jashtëzakonshme gjatë gjithë kohës.
Në një intervistë të fundit, këngëtarja 21-vjeçare kujtoi fillimet e karrierës së saj kur së bashku me vëllain, Finneas, bënin muzikë dhe shkruanin këngë si adoleshentë dhe provonin të jenë sa më ndryshe nga artistët e tjerë që ishte e mundur.
Eilish kembenguli se, pavarësisht faktit se ata e kishin një mision të qartë për të mos vepruar siç thoshin të tjerët, është në rregull për njerëzit që të mos i kenë të gjitha gjërat e planifikuara sikurse ata.
“Meritat për këtë i takojnë karakterit tim, unë gjithmonë kam qenë një person që nuk i ka interesuar mendimi i të tjerëve.
Eilish i ka paralajmëruar fansat se është duke e realizuar një album me muzikë të re. Ajo tha se është në fazat finale të krijimit të tij por kjo nuk do të thotë se këngët janë gati për t’i publikuar.
Albumi i shumëpritur i këngëtares vjen pas atij të lansuar në vitin 2021, “Happier Than Ever”. Kënga e fundit e Billie Eilishit e lansuar me videoklip ishte “What As I Made For”, që shërbeu si njëra prej kolonave zanore të filmit hit në arkat filmike, “Barbie”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)