play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Ja këshillat e Billie Eilish për artistët e rinj!

today04/10/2023

Background
share close

 Billie Eilish ka ndarë disa këshilla për gratë dhe vajzat e reja që dëshirojnë të bëhen artiste, të cilave u thotë se nuk kanë nevojë të jenë të jashtëzakonshme gjatë gjithë kohës.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja 21-vjeçare  kujtoi fillimet e karrierës së saj kur së bashku me vëllain, Finneas, bënin muzikë dhe shkruanin këngë si adoleshentë dhe provonin të jenë sa më ndryshe nga artistët e tjerë që ishte e mundur.

Eilish kembenguli se, pavarësisht faktit se ata e kishin një mision të qartë për të mos vepruar siç thoshin të tjerët, është në rregull për njerëzit që të mos i kenë të gjitha gjërat e planifikuara sikurse ata.

Billie Eilish: “Sometimes I feel trapped by this persona” | British GQ

“Meritat për këtë i takojnë karakterit tim, unë gjithmonë kam qenë një person që nuk i ka interesuar mendimi i të tjerëve.

Eilish i ka paralajmëruar fansat se është duke e realizuar një album me muzikë të re. Ajo tha se është në fazat finale të krijimit të tij por kjo nuk do të thotë se këngët janë gati për t’i publikuar.

Albumi i shumëpritur i këngëtares vjen pas atij të lansuar në vitin 2021, “Happier Than Ever”. Kënga e fundit e Billie Eilishit e lansuar me videoklip ishte “What As I Made For”, që shërbeu si njëra prej kolonave zanore të filmit hit në arkat filmike, “Barbie”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%