Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një ish-modele ka akuzuar këngëtarin e grupit Guns N’ Roses, Axl Rose, për sulm të dhunshëm seksual 30 vjet më parë, sipas një padie të paraqitur në gjykatën e New York-ut.
Sheila Kennedy pretendon se Rose e sulmoi me dhunë në dhomën e tij të hotelit në New York natën që u takuan në vitin 1989, kur ajo ishte 26 dhe ai 27 vjeç. Sipas padisë, raportuar nga Rolling Stone, Sheila u takua për herë të parë me Rose në një klub nate, ku ai e ftoi në dhomën e hotelit, por nuk ftoi shoqen e saj pasi ajo “nuk ishte mjaftueshëm joshëse” për shijet e tij. Ajo shkoi në dhomën e hotelit bashkë me prezantuesin Riki Rachtman.
Pasi shkuan në dhomë, thuhet në padi, Rose iu dha të ftuarve kokainë dhe alkool. Kur Sheila shkoi në banjë, thuhet se ai u pozicionua jashtë derës; kur doli, ai “e shtyu pas murit dhe e puthi”.
“Ai ishte i pashëm dhe ajo nuk e kishte problem kontaktin. Ajo ishte e hapur për të fjetur me të nëse gjërat përparonin,” thotë padia, megjithëse nuk ishte dakord për kontaktin e dhunshëm që ndodhi më vonë në mbrëmje.
Sheila pretendon se u largua gjatë festës, pasi Rose filloi të bënte seks me një modele tjetër dhe ishte “agresiv në një mënyrë që dukej e dhimbshme për modelen”. Pasi dola nga dhoma, ajo dëgjoi zhurmën e thyrjes së një xhami dhe Rose nisi të bërtiste në drejtim të saj.
Ajo pretendon se eci në korridor për të shkuar te dhoma e Rachtman, por Rose e kapi, e tërhoqi zvarrë duke i shkaktuar gjakderdhje. Kur shkuan në dhomë, ai dyshohet se e hodhi në shtrat dhe i lidhi duart pas shpine me geta.
Padia pretendon se “ai ishte në një tërbim seksual dhe të paqëndrueshëm” dhe se penetroi me forcë në Kennedy. “Ai e trajtoi atë si pronë të përdorur vetëm për kënaqësinë e tij seksuale”, thuhet në padi. “Kennedy nuk pranoi dhe u ndje e nënshtruar.”
Ish-modelja pretendon se përjetoi simptoma të ngjashme të stresit post-traumatik, ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, gjë që ndikoi te karriera. Ajo kërkon dëmshpërblim.
Në një deklaratë, avokati i Rose, Alan Gutman, mohoi akuzat. “Thënë thjesht, ky incident nuk ka ndodhur kurrë,” tha ai.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)