Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nuk është ende një Novak Djokovic, por po e shkruan historinë e saj. Iga Swiatek padyshim nuk ka rivale në tenisin e femrave, pavarësisht sfidës së bjelloruses Aryna Sabalenka, ndërsa konfirmoi statusin si “numri 1” i botës. Suksesi i saj në “Rolan Garos” ishte i shkëlqyer, i panjollë, dhe forcën e polakes e ndjeu italiania Jasmine Paolini.
Në më pak se një orë gjithçka u mbyll me shifrat 2-0, dhe rezultatin e seteve 6-2 e 6-1. Shumë e fortë teknikisht dhe psikologjikisht, Swiatek pati epërsi vendimtare në shërbimet e para dhe të dyta, si dhe shfrytëzoi përvojën e saj të madhe. Një Rafael Nadal po lind në tenisin e femrave, pasi polakja 23-vjeçare ka fituar 4 nga 5 edicionet e fundit në fushën qendrore “Philippe-Chatrier”. Pritet, që triumfet të vazhdojnë edhe për disa vjet.
Tashmë, Sviontek ka 5 trofe Grand Slam në karrierë, dhe ndonëse është larg legjendave Margaret Court, Serena Williams, Martina Navratilova e Steffi Graf, sërish ka kohë që të afrohet. Me 107 javë në krye të renditjes, ajo do të synojë rekordet në të ardhmen. Tashmë, pritet të tregojë veten në Wimbledon ku nuk ka mbërritur kurrë më larg se çerekfinalet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)