Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mes spekulimeve se ajo do të jetë pjesë e pasarelës në ‘Javën e Modës’ në Paris, modelja e njohur Nicola Peltz ka risjellë një nga veshjet ikonike të vjehrrës Victoria Beckham.
Aktorja dhe modelja u shfaq me xhaketën elegante të lëkurës ‘Dolce & Gabanna’, e cila ishte saktësisht e njëjta e veshur nga Victoria në vitin 2001. Xhaketa motorrike e veshur nga Victoria fillimisht kushtonte 965 paund, megjithatë çmimi është 7-fishuar dhe janë në shitje momentalisht për 7,800 paund.
Gjatë daljes në kryeqytetin francez të martën, Nicola stiloi xhaketën ikonike me një palë xhinse blu dhe çizme të zeza me taka. Ajo ishte me bashkëshortin e saj Brooklyn, 24 vjeç, i cili kishte veshur një xhup të frymëzuar nga “Le Coq Sportif” teksa ai po largohej nga hoteli.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)