Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Franca do të mbrojë titullin kampion bote të fituar 4 vite më parë në finalen e 18 Dhjetorit me Argjentinën që kërkon trofeun prej 1986. Skuadra e Deschamps mundi me rezultatin 2 – 0 Marokun, befasinë më të madhe të këtij Botërori. Franca ia doli të mposhtë mbrojtjen më të mirë të turneut deri para kësaj sfide të luajtur të mërkurën në stadiumin “Al Bayt”.
Francezët kaluan në avantazh pas 4 minutash e 39 sekondash me Theo Hernandez, i cili u harrua nga mbrojtja marokene që ishte përqendruar te Mbappe. Një gol kaq të shpejtë në gjysmëfinale nuk realizohej prej 1958, kur Brazili i shënoi Francës. Futbollistët e Marokut të mbështetur nga tifozeria e tyre rrezikuan me Ounahi dhe El Yamiq, por edhe ata të Francës bënë përpjekjet te porta e Bonou.
Pas pushimit, lojtarët marokenë u shfaqën tepër kërkues, duke treguar se nuk do të dorëzoheshin lehtë, por ishin francezët që festuan sërish golin. Kolo Muani realizoi pak pasi hyri në fushë si zëvendësues. Edhe në këtë rast mbrojtësit e Marokut rrethuan Mbappe. Të dielën do të jetë finalja mes Argjentinës dhe Francës, ndërsa një ditë më parë do të luhet përballja Kroaci – Marok për vendin e tretë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)