play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Fluksi i emigrantëve ilegalë, Finlanda mbyll sërish kufirin me Rusinë

today14/12/2023

Background
share close

Finlanda ka njoftuar se do të mbyllë sërish kufirin me Rusinë, për të parandaluar ardhjen e azilkërkuesve. Helsinki pretendon se Rusia po inkurajon ardhjen e refugjatëve, sepse Finlanda ka vendosur të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Uashingtonin.

Në fund të muajit të kaluar, Finlanda mbylli kufirin me Rusinë, sipas Reuters. Dy pika kufitare u hapën sot dhe 36 persona kërkuan azil, njoftoi policia kufitare finlandeze.

“Ai fenomen është ripërtërirë, prandaj do të mbyllim kufirin”, tha Ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen.

Muajin e kaluar, rreth 900 qytetarë të Kenias, Marokut, Pakistanit, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit hynë në Finlandë nga Rusia. Para kësaj, statistikisht, një person në muaj hynte në Finlandë për të kërkuar azil.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *