Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Finlanda ka njoftuar se do të mbyllë sërish kufirin me Rusinë, për të parandaluar ardhjen e azilkërkuesve. Helsinki pretendon se Rusia po inkurajon ardhjen e refugjatëve, sepse Finlanda ka vendosur të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Uashingtonin.
Në fund të muajit të kaluar, Finlanda mbylli kufirin me Rusinë, sipas Reuters. Dy pika kufitare u hapën sot dhe 36 persona kërkuan azil, njoftoi policia kufitare finlandeze.
“Ai fenomen është ripërtërirë, prandaj do të mbyllim kufirin”, tha Ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen.
Muajin e kaluar, rreth 900 qytetarë të Kenias, Marokut, Pakistanit, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit hynë në Finlandë nga Rusia. Para kësaj, statistikisht, një person në muaj hynte në Finlandë për të kërkuar azil.
Written by: Sasha Ndreka
Vjena është përfshirë nga moti i keq. Ngricat e akullit kanë sjellë mbylljen e aeroportit. Autoritetet kanë kufizuar fluturimet për në aeroportin Vaclac Havel të Pragës. Një shtresë akulli është formuar në pistat e Vjenës, ndërkohë ekipet janë angazhuar për të pastruar pistën. Sakaq fluturimet janë devijuar në aeroporte të […]
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)