Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kanye West i mori një gazetareje celularin nga dora pas pyetjes që ajo i bëri për Bianca Censori-n.
Ngjarja e raportuar nga TMZ ndodhi teksa reperi po shkonte për në ceremoninë e Walk of Fame të Charlie Wilson. Në videon e postuar, gazetarja e TMZ i afrohet reperit dhe e pyet: “Njerëzit duan të dinë nëse Bianca ka vullnet të lirë, disa njerëz thonë që ti po e kontrollon…”, por pa e mbaruar fjalën, Kanye i mori celularin nga dora.
Edhe pse në ekran nuk dukej më asgjë, dëgjohen fjalët e tij: “Mos hajde të më thuash idiotësira, jam njeri. Je e çmendur?” Kanye nuk u mjaftua me kaq, por vazhdoi: “Jam një legjendë, kam ardhur të mbështes Charlie Wilson dhe ti vjen të më pyesësh idiotësira për gruan time. Është gruaja ime”.
49-vjeçari vazhdoi t’i thoshte gazetares nëse kishte ajo “vullnet të lirë” apo nëse “punonte për djallin”. Edhe pse ajo i kërkoi t’i kthente celularin dhe disa njerëz u përpoqën të shuanin debatin, nuk pati asnjë dobi.
“Më pyete nëse gruaja ime ka vullnet të lirë. Ishte një pyetje idiote, pa respekt drejt një superheroi të rritur. Ishte e drejtë apo e gabuar? Përgjigjju pyetjes, unë supozohet t’u përgjigjem pyetjeve të tua, përgjigjju pyetjeve të mia”.
Por përpara se të largohej, Kanye i ofroi gazetares një punë dhe madje i tha se do ta paguante dyfish më shumë.
Ngjarja e çuditshme vjen pas akuzave kundrejt Kanye se ai po e izolon Bianca-n duke mos e lejuar të përdorë rrjete sociale dhe deklaron se e bën “për ta mbrojtur nga komentet negative”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)