play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

E pyeti për Bianca-n, Kanye West i rrëmben gazetares celularin nga dora

today30/01/2024

Background
share close

Kanye West i mori një gazetareje celularin nga dora pas pyetjes që ajo i bëri për Bianca Censori-n.

Ngjarja e raportuar nga TMZ ndodhi teksa reperi po shkonte për në ceremoninë e Walk of Fame të Charlie Wilson. Në videon e postuar, gazetarja e TMZ i afrohet reperit dhe e pyet: “Njerëzit duan të dinë nëse Bianca ka vullnet të lirë, disa njerëz thonë që ti po e kontrollon…”, por pa e mbaruar fjalën, Kanye i mori celularin nga dora.

Edhe pse në ekran nuk dukej më asgjë, dëgjohen fjalët e tij: “Mos hajde të më thuash idiotësira, jam njeri. Je e çmendur?” Kanye nuk u mjaftua me kaq, por vazhdoi: “Jam një legjendë, kam ardhur të mbështes Charlie Wilson dhe ti vjen të më pyesësh idiotësira për  gruan time. Është gruaja ime”.

49-vjeçari vazhdoi t’i thoshte gazetares nëse kishte ajo “vullnet të lirë” apo nëse “punonte për djallin”. Edhe pse ajo i kërkoi t’i kthente celularin dhe disa njerëz u përpoqën të shuanin debatin, nuk pati asnjë dobi.

“Më pyete nëse gruaja ime ka vullnet të lirë. Ishte një pyetje idiote, pa respekt drejt një superheroi të rritur. Ishte e drejtë apo e gabuar? Përgjigjju pyetjes, unë supozohet t’u përgjigjem pyetjeve të tua, përgjigjju pyetjeve të mia”.

Por përpara se të largohej, Kanye i ofroi gazetares një punë dhe madje i tha se do ta paguante dyfish më shumë.

Ngjarja e çuditshme vjen pas akuzave kundrejt Kanye se ai po e izolon Bianca-n duke mos e lejuar të përdorë rrjete sociale dhe deklaron se e bën “për ta mbrojtur nga komentet negative”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *