Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Këngëtari i njohur spanjoll Julio Iglesias është vënë nën hetim nga drejtësia spanjolle, pas akuzave për abuzim seksual, dhunë fizike dhe trajtim poshtërues ndaj dy ish-punonjëseve të tij.
Dy gratë, të cilat kanë punuar në rezidencat e artistit në Republikën Domenikane dhe në Bahamas, pretendojnë se janë përballur me abuzime gjatë vitit 2021. Denoncimi është paraqitur përmes organizatës për të drejtat e grave “Women’s Link Worldwide”.
Gjykatësi spanjoll ka pranuar pjesërisht kërkesën për hetim, duke përfshirë akuzat për vepra kundër lirisë seksuale, dëmtime fizike dhe trajtim degradues. Ndërkohë, pretendimet për trafikim njerëzor dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve janë rrëzuar.
Dy ish-punonjëset janë thirrur të dëshmojnë më 3 shkurt 2027.
Nga ana tjetër, Julio Iglesias i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe duke deklaruar se nuk ka abuzuar apo keqtrajtuar asnjë grua.
Hetimi pritet të hedhë dritë mbi pretendimet që kanë tronditur karrierën e një prej emrave më të njohur të muzikës latine në botë.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)