Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dua Lipa ka qenë gjithmonë një adhuruese e makinave sportive – dhe markës “Porsche” në veçanti.
Kjo është arsyeja pse kengetarja dhe prodhuesi i famshëm i makinave sportive po bashkojnë forcat për një bashkëpunim.
Në anën tjetër, me historinë e saj 75-vjeçare, kompania e makinave “Porsche “ ka një tërheqje të ngjashme, me makina të frymëzuara nga dizajni klasik, mjeshtëria dhe sharmi i parezistueshëm, të cilat kombinojnë gjithashtu inovacionin dhe përsosmërinë moderne.
Partneriteti i bërë publik tashmë në Instagram, e shfaq Dua Lipën pas timonit të “Porsche”-eve klasike dhe moderne, si legjenda ‘911’ dhe ‘Taycan futuristik’ tërësisht elektrik, duke u kërkuar fansave që “të mbajnë sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen…”.
Ky partneritet i ri mes Dua Lipës dhe “Porsche”-s, përfaqëson konvergjencën e dy emrave me fuqi të jashtëzakonshme yjesh, qoftë në industrinë e muzikës apo në industrinë e automjeteve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)