Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/04/2022
Alergjia më e zakonshme e pranverës është alergjia ndaj polenit. Edhe pse shumë njerëz janë alergjikë ndaj tij, për të tjerë, poleni mund të jetë i shëndetshëm. Poleni është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, si dhe me proteina, yndyrna dhe aminoacide, kështu që konsiderohet një shtesë e shkëlqyer diete.
Marrja ditore ka përfitime të shumta për shëndetin e organizmit, mundëson forcimin e sistemit imunitar. Ai përmban sasi të mëdha të vitaminës C, kompleksit të vitaminës B, si dhe vitaminës A. Përbëhet nga kripëra minerale, acide yndyrore të pangopura, si acidi linoleik, përgjegjës për shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Poleni forcon sistemin imunitar, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, lejon trupin të funksionojë më mirë falë proteinave, mineraleve dhe vitaminave. Ka fuqi anti-inflamatore dhe efekt detoksifikues. Mundëson shtypjen e radikaleve të lira, si një lloj veprimi antioksidant që stimulon përtëritjen e qelizave.
Në fakt, qelizat e lëkurës mund të rigjenerohen lehtësisht, dhe flokët janë më të fortë dhe më të shndritshëm në planin afatgjatë. Poleni përmban substanca që ndikojnë në prodhimin e melaninës dhe si rrjedhojë, flokët e thinjur kanë tendencë të marrin një ngjyrë më të errët, shkruan abcnews.al.
Gjithashtu, poleni ka një efekt të dobishëm në çrregullimet e gjumit, nervozizmin dhe depresionin. Poleni i luleve është ideal për fëmijët. Sigurisht, gjithmonë rekomandohet të kërkoni këshilla nga pediatri, por ky suplement natyral është veçanërisht i dobishëm për fëmijët që kanë mungesë energjie.
Si konsumohet poleni?
Është mirë të konsumohet në mëngjes kur zgjoheni, me stomakun bosh. Në fakt, në këtë mënyrë është e mundur të shfrytëzoni sa më shumë efektin e tij energjik dhe gjallërues. Duke e marrë në mbrëmje, ekziston rreziku që të merrni energji të tepërt pak para se të shkoni në shtrat, me mundësi që të mos pushoni mirë.
Ideale do të ishte ta konsumonim vetë, por jo të gjithëve u pëlqen shija. Në këtë rast, mund të shtoni polen në kos ose në një gotë me ujë dhe ta përzieni mirë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)