Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska e grisi para Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Para se të nisë diskutimi formal në seancën e së enjtes, ajo i quajti tradhtarë deputetët e pushtetit dhe kërkoi refuzimin e propozimit.
Seanca do filloje në ora 16:00 për shkak të kërkesës së deputetes për pauzë një oreshe.
“Asnjë dokument që ju mund ta firmosni, votoni ose impononi nuk do të ketë legjitimitet dhe vlerë pa e marrë vulën më të rëndësishme, atë të popullit maqedonas. Unë mund të ju them se ne nuk do të diskutojmë për këtë dokument të rrejshëm. Unë do ta gris këtu para jush dhe shpresoj që ky tingull i grisjes së kësaj copëze letër të ju kërkojë veshët që i keni e shpirtrat që nuk i keni deri sa të jeni gjallë”, deklaroi deputetja.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)