Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kontrata e parë në të cilën Lionel Messi tregoi besnikërinë ndaj Barcelonës do të shitet në ankand. Sipas mediave britanike, letra që vulosi angazhimin e argjentinasit në vitin 2000 me klubin katalanas është në dispozicion për t’u blerë nga tifozët fanatik të 8 herë fituesit të ‘Topit të Artë’.
Çmimi fillestar në ankand do të jetë rreth 350,000 Euro. Disa vite më parë u fol për mundësinë që letra e famshme të përfundonte në Muze, por bisedat nuk dhanë frytet e pritshme.
Objekti kishte mbetur në kasafortën që zotërohej nga një prej përfaqësuesve të Messit kur lojtari po negocionte ardhjen e tij në Barcelonë. Historia e kontratës në letër është e njohur dhe është shpjeguar nga protagonistët e saj.
Gjithçka ndodhi në Pampeia më 14 Dhjetor të vitit 2000, kur në një turne tenisi u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të klubit dhe futbollistit. Në këtë letër të nënshkruar nga Messi shkruhet mbi të gjitha se Barcelona merr përsipër të arrijë akordin me lojtarin Lionel Messi brenda shifrave të rëna dakord.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)