play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“Dance The Night” me Dua Lipën! Kënga që mori vëmendjen e fansave!

today30/05/2023

Background
share close

Kënga “Dance the Night” e Dua Lipës ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave.

Fansat e muzikës votuan në një sondazh të publikuar nga revista “Billboard”, duke zgjedhur kolonën zanore të filmit “Barbie”, këngë kjo e interpretuar nga Dua, si publikimin e ri muzikor të preferuar të javës.

Kënga me tinguj të zhanrit disco – njëherësh singli i parë nga filmi i ardhshëm “Barbie” i regjisores Greta Gerwig – është bashkëshkruar nga Mark Ronson, Caroline Ailin dhe Andrew Wyatt. Ronson shërben si producent ekzekutiv për albumin me kolonat zanore, i cili zyrtarisht mbanë titullin, “Barbie Album”.

Artistët tjerë që përfshihen në album janë, Nicki Minaj, Ice Spice, Lizzo, Charli XCX dhe PinkPantheress.

Albumi vjen për publikun e gjerë më 21 korrik, në të njëjtën ditë kur filmi “Barbie” nis të shfaqet  nëpër kinema.

Dua Lipa është po ashtu e ka një rol të vogël si aktore në këtë projekt të shumëpritur nga publiku, duke e portretizuar një barbie sirenë krahas protagonistëve, Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *