play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

‘Daily Record’: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve tuaja

today25/04/2024

Background
share close

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka anuluar detyrat e tij publike për pjesën tjetër të javës ndërsa po shqyrton mundësinë që të japë dorëheqjen.

Vendimi vjen pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj gruas së tij Begona Gomez për mashtrim të dyshuar dhe korrupsion. Pedro Sánchez, i cili ka udhëhequr Spanjën që nga viti 2018, tha se “serioziteti i sulmeve” që ai dhe gruaja e tij, Begoña Gómez, po përjetonin e kishin bërë atë të rivlerësonte pozicionin e tij, duke shtuar se ai do të zbulonte vendimin e tij të hënën e javës së ardhshme.

“Më duhet të ndaloj dhe të mendoj. Kam nevojë urgjente për një përgjigje për pyetjen nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder,” shkroi ai në platformën X.

Gjykata që po hetonte Gomez nuk dha detaje të mëtejshme pasi çështja u ngrit nga një platformë ligjore e krahut të djathtë kundër korrupsionit “Manos Limpias” se Begoña Gomez përdori pozicionin e saj për të ndikuar në marrëveshjet e biznesit.

“Manos Limpias” e ka akuzuar Gomezin se ka marrë favore nga linja ajrore ‘Air Europa’ dhe kompania e saj spanjolle Globalia gjatë kohës së saj si drejtoreshë e një qendre kërkimore afrikane në shkollën e biznesit IE të Madridit deri në vitin 2022.

Kryeministri socialist Sanchez, i cili sapo ka formuar një qeveri të re të koalicionit të majtë në letrën e tij shprehet se ankesa bazohej në fakte joekzistente dhe ishte pjesë e një fushate kundër gruas së tij e udhëhequr nga media ultrakonservatore dhe e mbështetur nga opozita dhe ekstremi i djathtë.

Sipas ekspertëve nëse Sanchez do të tërhiqej nga parlamenti mund të zgjidhte një kryeministër tjetër, por duke pasur parasysh natyrën e tij dukej e pamundur që dikush të mbizotëronte, por me shumë gjasa  zgjedhjet e përgjithshme do të jenë shumë afër.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *