Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Grimi “latte” apo “pumpkin” kaluan po aq shpejt sa edhe erdhën! Paletat e grimit me pigmentet portokalli apo nuancat e hapura tashmë ja kanë lënë vendin produkteve me ngjyrën e re IN të vjeshtës…Quhet “cherry cola” (një nuancë ku ndërthuret ngjyra e kuqe e thellë dhe ngjyra kafe çokollatë) dhe tendenca nuk ka të bëjë fare me pijet me gaz, përveçse është thjesht e vetëm një mënyrë emërtimi.
I gjithë trendi e ka fokusin te nuanca cola, si përbërësin kryesor të grimit, ngjyrës së flokëve apo nuancës së duhur të thonjve për të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit të vjeshtës. Një buzëkuq në tonet e të kuqes së ndezur i jep një pamje më të egër portretit tuaj, ndërkohë që ngjyra e kuqe e errët për flokët duhet të jetë zgjedhja për vjeshtën.
Si thoni për një rifreskim të nuancës së manikyrit? Një e kuqe e ndezur do të transformojë tërësisht stilin dhe pamjen tuaj, ndaj bëhuni gati që tonin “cherry cola” ta shihni kudo gjatë vjeshtës!
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)