Itali, sindikatat sërish në grevë për rritjen e pagave dhe pensioneve
Sindikatat italiane zhvilluan sot një tjetër grevë mbarëkombëtare për rritjen e pagave dhe pensioneve si edhe kundër planeve të synuara të shpenzimeve të qeverisë së djathtë të kryeministres, Giorgia Meloni, siç bënë në fund të muajit të kaluar. Bllokada 24-orëshe preku transportin publik në Romë, Milano dhe qytete të tjera të mëdha si dhe spitale dhe shkolla. Aeroportet nuk u prekën. Kanë ndërprenë punën edhe punonjësit e transmetuesit publik, RAI. […]